Sonte festë në Prishtinë për fitoren e artë të Distrisa Krasniqit

Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur që me rastin e fitores së medaljes së artë të xhudistes Distria Krasniqi ta organizojë një festë në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet nga ora 20:00.

“Për të shënuar këtë fitore ju ftojmë sonte nga ora 20:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku KOK-u në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës së komunës së Prishtinës, do të organizojë një festë për të shënuar medaljen e Artë e që është pjesë e aktivitetit të Festivalit Tokyo 2020”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Kujtojmë se sot Distria Krasniqi ka fituar medaljen e Artë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020, duke u bërë kështu e dyta pas Majlinda Kelmendit që Kosovës i sjellë medalje të Artë.

Go to TOP