Shoqëria civile: 100 ditët e Qeverisë Kurti 2 nuk dallojnë nga qeveritë paraprake

Kryeministri Albin Kurti, gjatë konferencës ku shpalosi punën e Qeverisë në 100 ditët e para, ndër të tjera pati thënë se ai është ndryshe, prandaj ishte ai rezultat më 14 shkurt.

Mirëpo punën e deri tanishme të ekzekutivit që udhëheqë Kurti, nuk po e konsiderojnë ndryshe nga ato para tij, shoqëria civile, njofton Klan Kosova.

Sipas Albert Krasniqit, nga “Demokracie Plus”, legjislatura e tetë e Kuvendi ka miratuar vetëm një ligj, që është performancë e dobët sa i përket ligjvënies.

Kurse Agnesa Haxhiu, Monitoruesja e punës së Kuvendit nga IKD, thotë se mos miratimi i ligjeve nuk mund të arsyetohet me mungesë të numrave, duke qenë që vetëm LVV, ka 57 deputetë.

Ndërsa Profesori universitar, Muhamet Sadiku, konsideron se ekzekutivi më tepër u fokusua në gjendjen nëpër institucione, sesa që u bën veprime konkrete.

Kritika ekzekutivi për më shumë se 3 muaj qeverisje, pati edhe nga opozita dhe komuniteti i biznesit, për mos zbatim të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, i miratuar nga Qeveria Hoti.

Go to TOP