Qeveria fton qytetarët të aplikojnë për vaksinim kundër COVID-19

Qeveria e Kosovës i ka ftuar qytetarët që të regjistrohen për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Në një postim në rrjetin social Facebook të Qeverisë thuhet se banorët kosovarë duhet të regjistrohen sipas planit të vaksinimit.

“Sasitë e vaksinave vazhdimisht po shtohen, andaj ju bëjmë thirrje qytetarëve të kualifikuar të grupeve prioritare sipas planit të vaksinimit që të regjistrohen dhe të aplikojnë për vaksinim në: ekosova.rks-gov.net”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Go to TOP