Petkoviq: Osmani s’po i kushton rëndësi mesazheve të Amerikës për asociacionin

Shefi i zyrës serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani e cila deklaroi se nuk mund të ketë asosacion me shumicë serbe dhe me kompetenca ekzekutive në Kosovë.

Petkoviq deklaroi se Osmani po mundohet të zëvendësojë tezën e themelimit të asosacionit me atë të formimit të “Republikës Srpska”.

“Ajo po mundohet që ta zëvendësoj tezën se formimi i asociacionit të komunave serbedo ta formonte Republikën Sprska. Kjo tregon se nuk i ka kushtuar rendësi mesazheve të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ambasadës Amerikane se Prishtina duhet ta formojë asociacionin”, është shprehur Petkoviq.

Në fund, ai ka thënë se për shkak të sigurisë së qytetarëve serbë në Kosovë, Serbia nuk do të heq dorë nga kërkesat për formimin e asosacionit.

Petkoviq e quajti propagandë politike fjalimin e presidentes Osmani në SHBA, duke thënë se atë po e përkrah edhe opozita serbe.

Go to TOP