Mustafa ia kujton Kurtit sulmin me molotov nga militantët e VV-së: Fati që gruaja ime mbeti gjallë

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar për kërcënimet e raportuar mbrëmë ndaj kryeministrit Kurti, si rrjedhojë e të cilave më pas shtëpia e tij u rrethua nga Njësia Speciale.

Mustafa ka rikujtuar kohën kur militantët e VV-së ia kishin sulmuar atij shtëpinë me molotov.

Madje ka përshkruar situatën se si në ato momente e kishte pyetur gruan e tij, “a pate frikë, a të mbrojti policia?”.

Teksa ajo siç rrëfen Mustafa i ishte përgjigjur  “po çfarë, policët mezi e shpëtuan kryet e tyre”.

“Fati gruaja mbeti gjallë dhe policët që kujdeseshin për shtëpinë time nuk ishin lënduar”.

Postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Miq të nderuar,

Mbrëmë u njoftuam se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka rrethuar shtëpinë e Kryeministrit Kurti, pas një kërcënimi që i ishte bërë.

Më erdhi keq!

Më vonë u tha se ishte një kërcënim nga adresa Shit e Blej!

Kjo ma kujtoi kohën kur, jo adresa shit e blej, por njerëzit e Albin Kurtit, Kryeministrit të tanishëm, në terrin e datës 26 shkurt 2016 sulmuan shtëpinë time, që isha Kryeministër i Kosovës, me bomba molotov.

Kur arrita në shtëpi e pyeta shoqen time se si u ndjeve, a pate frikë, a të mbrojti policia. Ajo ma ktheu: po çfarë!! Policët mezi e shpëtuan kryet e tyre, sepse e kapi flaka dhe tymi korridorin ku ata ishin të vendosur.

Nuk kishte njësi speciale as mbrojtje speciale.

Fati gruaja mbeti gjallë dhe policët që kujdeseshin për shtëpinë time nuk ishin lënduar.

Kujtime të rënda!. 

Go to TOP