Ministrja Haxhiu vlerëson se po bëjnë punë të madhe, madje thotë se e merituan një fotografi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vlerësuar se kanë bërë “punë të madhe” në kuadër të kësaj ministrie.

E njëjta publikoi një fotografi me bashkëpunëtorët e kësaj, Blerim Sallahu dhe Genc Nimoni me një mbishkrim të tillë.

“Pas një pune të madhe e meritojmë një fotografi”, shkroi ajo.

Duhet përkujtuar që një veprim të tillë ditë më parë e bënë edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli si dhe ai i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Të njëjtit deklaruan se përpos orarit të rregullt po vazhdojnë të punojnë edhe në pasdite.

Madje dyshja publikuan fotografi, por që në kuadër të detajeve të fotografisë vërehej se dielli ende s’kishte perënduar e që nuk i binte më tepër punë se 30 minuta apo një orë më tepër se orari 8 orësh i paradites.

Siç duket ministrat e Qeverisë së Kosovës po vazhdojnë të vlerësojnë veten dhe punën e tyre, duke mos lënë hapësirë për të tjerët.

Go to TOP