Gazetarët bëhen me avokat nga AGK-ja

Sami Brajshori është angazhuar si avokat në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e dhënë nga misioni i OSBE-së në Kosovë.

“Për AGK-në, është tejet i rëndësishëm përfaqësimi dhe mbrojtja ligjore për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, dhe kjo do të mundësohet me angazhimin fillestar të Brajshorit deri në fund të këtij viti kalendarik”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Tutje gazetarët ftohen nga AGK-ja që në rastet kur pengohen gjatë kryerjes së detyrës, ose janë subjekt i sulmeve dhe kërcënimeve të raportojnë rastet.

Go to TOP