Bien temperaturat, nesër mund të ketë reshje shiu

Nesër mbi vendin tonë do të ketë mot me diell dhe vranësira të dendura.

Në fushat termike parashihen rënie të lehta, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale. Gjithashtu do të ketë rënie edhe në fushat barike.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tha se kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Go to TOP