Beqiri për Ramën: Më mirë me plan e me e realizu 30%, se sa fare pa plan

Ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri ka komentuar deklaratën e Përparim Ramës, kryetarit të ri të Prishtinës, ku thotë se Prishtinën do ta bëjë si Dubain.

“Më mirë është një plan edhe nëse nuk realizohet qind-për qind, që realizohet 30, 50 përqind, se sa fare pa plan, dhe Rama nuk është përson i cili i ka bo kotë ato projekte sepse nuk e ka punën e parë, ai me projekte është dëshmu në shumë vende”.

“Normalisht ka sfida në realizim. Por edhe buxhetet gjinden, sepse zotëri Rama nuk është kryetari i LDK-së, por i Prishtinës, dhe ky duhet me pasë përkrahje si të institucioneve qëndrrore, ashtu edhe jam i bindur me projekte ko me konkuru, edhe ko me fitu grante të ndryshme, donacione”, tha Beqiri .

Beqiri ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të Përparim Ramës, në garën për kryetar të Pristinës, sidomos me degën e tij në “Kodrën e Trimave”.

Go to TOP