Xhaka më i miri i ndeshjes: Jemi krenarë

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes Zvicër-Gjermani (1:1). Paneli Teknik i Vëzhguesve të UEFA-së në arsyetimin e vendimit theksoi: “Ai ishte mbresëlënës brenda dhe jashtë posedimit të topit, demonstroi lidership gjatë gjithë lojës dhe kishte statistika të shkëlqyera”.

E vet Xhaka e ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij.

“Mendoj se kur të shohim gjermanët që po festojnë për barazim, mund të jemi krenarë me veten. Nuk është e lehtë me ekipe si Gjermania. Por goli në minutat shtesë të lëndon. Natyrisht duhet të komplimentohet edhe kundërshtari. Por mbi të gjitha duhet të jemi krenarë me veten. Secili ka luftuar për secilin. Gjithnjë kemi thënë se duhet të jetë ditë shumë e mirë, se duhet të shkojmë në limite. Dhe kur e bëjmë këtë mund të mposhtim të gjithë, Spanjën, Italinë, Shqipërinë apo Kroacinë, këdo që do të kemi përballë në sfidën e ardhshme”,tha Xhaka.

Go to TOP