Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim udhëheqësen e zyrës së Agjencisë Austriake për zhvillim në Kosovë(ADA), Sandra Horina dhe drejtorin e programeve në ADA, Heinz Habertheuer.

Gjatë këtij takimi, ajo e ka falenderuar Nagavcin për gjithë mbështetjen që Austria ka dhënë më shumë se 20 vite për Kosovën, e veçanërisht për kontributin e jashtëzakonshëm në sektorin e arsimit.

Ndër të tjera, diskutuan ndër të tjera, në lidhje me thirrjen për grante, mbështetjen e mësimdhënies së bazuar në punë hulumtuese skemë e cila financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe Projekti HEI’25.

Po ashtu, dyshja biseduan edhe sa i përket arsimit dual, digjitalizimin në arsim, Ligjin për arsimin e lartë i cili ndodhet në Kuvend dhe shumë cështje tjera me rëndësi në fushën e arsimit.

“Bashkëpunimi me Austrinë do të vazhdojë tutje në arsimin dhe aftësimin profesional, në fushën e shkencës, hulumtimeve e punës kërkimore”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP