10 qershori në sytë e qytetarëve të Kosovës

Shteti i lirë do të thotë më shumë mundësi për të gjithë. Ata që lindën pas çlirimit, kanë plane për të ardhmen e ata që e jetuan luftën, i ruajnë ende të freskëta kujtimet e ditës së madhe të ardhjes së lirisë.

Prishtina është stolisur me flamuj të shteteve të cilat ndihmuan në çlirimin e Kosovës në vitin 1999

25 vjet më vonë, të rinjtë shprehin optimizëm për të ardhmen në shtetin e tyre të lirë.

“Realisht si qytetare e Kosovës pavarësinë e shoh më shumë perspektiva për rininë tonë kosovare. Unë vet jam jurist dhe pavarësisht që shteti ka pas ngecje, shteti jonë ka filluar me pas zhvillime të mëdha”, tha për RTK, Xheneta Haziri, qytetare.

“Jena gëzuar që jena çliruar, që jemi të lirë tash mundemi me lëviz edhe me dal ku të duam. Është krejt në rregull”, tha Muhamet Ibrahimi, qytetar.

Por këtë datë, ndryshe e përjetojnë ata që e jetuan 10 qershorin 1999.

“Një ditë lumturie dhe dhimbje, sepse shumë shokë kanë mbetur pa e shiju lirinë, por liria pa gjak nuk fitohet”, tha Haradin Haxha, qytetar.

“Pavarësia është gjithçka në jetë, shpirtërore, kombëtare dhe atdhetare. Të gjitha të mirat i ka”, tha Salih Zariqi, qytetar.

Më 10 qershor të vitit 1999, tërheqja e trupave serbe nga Kosova bëri që NATO-ja t’i japë fund fushatës së sulmeve ajrore kundër ish-Jugosllavisë, që në atë kohë përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi.

Go to TOP