​Ndalohet një person për lëndim të rëndë trupor

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar të dyshuarin R.H. për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale lëndimi i rëndë trupor.

I dyshuari R.H., , i cili ka qenë në arrati që nga data 22 korrik 2021, në bashkëkryerje me të pandehurin Sh.Xh., i cili për këtë rast është ndaluar më 24 korrik 2021, në diskotekën ‘’Stop’’ në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., duke ia thyer hundën, ku për shkak të lëndimeve i njëjti është detyruar të kërkonte tretman mjekësor.

Prokurori i rastit brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.

Go to TOP