SPORT

Zyrtarish Schick do të mungojë në ndeshjen kundër Kosovës

Republika Çeke ka publikuar listën për përballjen ndaj Kosovës dhe Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Çekët do të jetë nikoqir të Përfaqësues tonë, derisa aty do të mësohet 80 për qind se kush do të kalojë në Kampionatin Evropian.

Jaroslav Cilhavy ka publikuar sot listën për dy ndeshjet vendimtare të nëntorit, atë me Kosovën dhe Bullgarinë.

Më 14 nëntor, Çekia e pret Kosovën, derisa tri ditë më vonë do të udhëtojë për në Bullgari.

Për këto dy takime, Patrik Schick do të mungojë shkaku i mungesës së kondicionit dhe nuk ka përgatitjet fizike dhe shëndetësore.

Sulmuesi çek që është në huazim te Rasenball Sport Leipzig nga Roma, do të qëndrojë në Gjermani për t’u fokusuar më shumë në stërvitjet e tij.