Zyrtari serb i reagon Kurtit: Statutin e Asociacionit do ta draftojnë serbët

Sekretari i Mbrojtjes i Serbisë, Nemanja Staroviq i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili përmes një “tweet-i” deklaroi se Vuçiq ia kishte refuzuar një ofertë gjeneroze për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës në një Asociacion që do ta draftonte e propozonte vet Kurti.

Staroviq ka shkruar se Kurti me këtë shkrim e ka konfirmuar arrogancën e tij.

Kjo pasi që sipas tij Asociacioni do të bëhet sipas Marrëveshjes së vitit 2013 dhe statutin për të do ta draftojnë vet serbët.

“Kur përpiqeni të jeni të zgjuar, por vetëm konfirmoni arrogancën tuaj. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të cilën #Kosova* e nënshkroi dhe e ratifikoi. Kurti, duke u ofruar ta cilësojë atë si një akt bujarie, po tall dialogun dhe po i ofendon serbët. Marrëveshjet e mëparshme përcaktojnë qartë se kush do të hartojë Statutin e Asociacionit dhe definitivisht nuk është Kurti, por vetë serbët vendas”, ka shkruar Staroviq.

Go to TOP