Kosova

Zyrtari i VV’së: Duan të vënë nën presion Lëvizjen për marrëveshje të keqe

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka vazhduar të publikojë postime që target kanë të gjithë ata që po e kritikojnë partinë e tij, e cila doli fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, për vonimin e krijimit të institucioneve. 

Zaimi shkruan se të gjitha ata që duan që LVV’ja të ngutet për ta bërë Qeverinë, duan që ky subjekt politik të vihet në presion për ta bërë ndonjë marrëveshje të keqe, transmeton Gazeta Express. 

Ndërsa, ai thotë se LVV’ja nuk mund të krahasohet me partitë e tjera, që negociatat për koalicione qeverisëse i kanë bërë shpejt, e poashtu edhe marrëveshjet e tjera. 

Shkrimi i plotë:

Sa çudi, ata që s’na kanë votuar kurrë po thonë se janë lodhur nga vonesat dhe nga bisedimet për koalicion, dhe si hakmarrje s’do të na votojnë më kurrë.

E ata që na kanë sharë gjithnjë, nëpër banakë mediash a kafesh, edhe ata të lodhur e të mërzitur nga vonesat, kanë nisur të na shajnë prapë. Sharjet e njëjta: jeni njësoj si të tjerët, nuk i përshtateni askujt, e keni vetëm për pushtet, nuk doni pushtet.

(Dhe pse të tjerët kurrë s’u vonuan në negociata, qeveritë i bënë shpejt, edhe marrëveshjet me Serbinë e privatizimet korruptive po aq shpejt.)

Më qesharakët janë hajnat e ish-qeverisë, që po i shfrytëzojnë edhe këto ditë jashtë afatit për vjedhjet e fundit. Edhe ata po thonë se janë lodhur nga vonesat për krijimin e qeverisë së re.

Ky cirk honxho-bonxhosh duan të vënë nën presion Lëvizjen për marrëveshje të keqe. Po t’ua kishte vënë veshin Lëvizja presioneve të tilla, sot s’do ishim subjekti më i madh në vend.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.