Kosova

Zyrtari i VV-së fyen rëndë LDK-në që po tenton ta marrë Ministrinë e Brendshme

Negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së po vazhdojnë por ende nuk ka asnjë marrëveshje.

Sipas raportimeve, LDK po kërkon që ta ketë Ministrinë e Brendshme, gjë që VV po e kundërshton.

Përmes një postimi në Facebook, zyrtari i VV-së, Donik Sallova ka kritikuar LDK-në për këtë kërkesë, duke ia kujtuar punën që e kanë bërë në të kaluarën në këtë ministri sa ishte në qeveri.

Ai ka shkruar se askujt nuk i kujtohet që Skender Hyseni ka qenë Ministër i Brendshëm pasi ka qenë vetëm pjesë e listave të pagave të ministrave dhe asgjë më shumë.

Për më shumë shikojeni postimin e plotë të Donik Sallova:

Ka njerëz që iu kujtohet kur Skender Hyseni i ka rënë fizarmonikës, kur ka qenë përkthyes i Rugovës apo edhe kur matej me aristokratizmin e Albert Rohanit nën delirin e të qenit ministër i jashtëm.

Por, askujt nuk i kujtohet sot se Skender Hyseni ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme. Si mund të na kujtohet dikush që ka qenë ministër i brendshëm vetëm pse ka qenë në listën e pagave të kësaj ministrie?!

Se mos po na kujtohet se Ministër i Punëve të Brendshme nga radhët e LDK-së një herë e një kohë ka qenë edhe njëfarë Fatmir Rexhepi?

S’ka asnjë gjurmë të besojmë se këta dy funksionarë të LDK-së kanë qenë ndonje njëherë ministra të brendshëm.

Prandaj, çdo insistim eventual i LDK-së për ministrinë e punëve të brendshme, ngjanë të jetë më shumë kërkesë e ish-aleatëve të tyre bashkëqeverisës për një ministër të radhës fantom nga kjo parti për të amortizuar një dikaster që do të jetë kyç në luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.