Kosova

Zyrtarët serbë kërcënojnë me kryengritje të serbëve në Kosovë

Zyrtarët më të lartë të shtetit të Serbisë kanë lënë të hapur mundësinë që populli serb në Kosovë të rebelohet deri në atë masë, saqë të ngrihet në këmbë, derisa kanë siguruar se komunat veriore mund të shkëputen nga sistemi kosovar dhe të udhëhiqen nga Organet e Përkohshme në rast se Lista Serbe nuk përfshihet në qeverinë e re të Kosovës.

Mitrovicë. Flamuj të Serbisë dhe simbole të tjera të shtetit serb kanë stolisur gjithë hapësirën për të treguar se përtej urës së Ibrit është Serbi, në ditën e premte kur Marko Gjuriqi, drejtor i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, po qëndronte në veri të Mitrovicës dhe në Leposaviq. Kushdo që kalonte urën e Ibrit fitonte përshtypjen se ndodhet në një nga qytetet e Serbisë, për shkak edhe të muzikës së lartë, e cila vinte nga lokalet përskaj rrugëve të Mitrovicës së Veriut.

Disa flamuj serbë në duart e Car Llazarit, të shkrirë në bronz, në afërsi të urës, “i cili bën me dorë nga jugu”, janë treguesit më të mirë se shumica e serbëve të asaj pjese e duan Mitrovicën të ndarë në dysh dhe se nuk duan të kenë asgjë të përbashkët me shqiptarët.

Shfaq më shumë