Bota

Zyrtarët nga Izraeli dhe Irani shkëmbejnë deklarata kërcënuese ndaj vendeve të njëri tjetrit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz, paralajmëruan Iranin për shkak të kërcënimeve të tij ndaj Tel Avivit.

Sipas Institucionit Transmetues Publik të Izraelit (KAN), Netanyahu tha se “Ata që përbëjnë rrezik ose kërcënojnë Izraelin, vendosin veten e tyre para një rreziku të ngjashëm”.

Ndërsa Gantz në një deklaratë nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social tha se Izraeli është i gatshëm ndaj çdo kërcënimi, por se nuk ia rekomandon që ta provojnë këtë.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei në një fjalim të mbajtur me rastin e ditës së Kudsit tha se “Regjimi cionist është një kancer vdekjeprurës dhe është i dëmshëm për këtë rajon. Ai padyshim që do të eliminohet duke u çrrënjosur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.