Kosova

Zyrtarët e Speciales përsëri trokasin në zyrat e OVL – UÇK-së

Zyrtarë të Gjykatës Speciale edhe sot kanë shkuar në zyrat e OVL e UÇK-së për të marrë dosjet e reja të cilat u dërguan sot në këtë organizatë.

Bëhet e ditur se ata kanë marrë dosjet që ishin dërguar në Zyrat e OVL e UÇK-së.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati sot gjatë një konferencë për media ka thënë se “Rrufeja 3”, i ka sjellë disa dosje shumë shpejt dhe ka ikur.

Gucati tha se në këto dosje ka emra të ndryshëm, mirëpo siç tha ai nuk janë të autorizuar t’i përmendin.

E nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka bërë të ditur edhe emrat të cilat përmenden në propozim aktakuzën që sot iu është dërguar në zyrën e OVL-UÇK-së.

“Me anglishten time të cunguar unë e shoh që është një projekt aktakuzë. Për pesë të akuzuar potencial siç janë Azem Syla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Po përmenden më shumë këto vende Jabllanicë, Likoc, Bajica e Shalës, Llapashtica, Kleçka, Zllashi, etj”, ka thënë ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.