SPORT

ZYRTARE/ Zidane kryen transfertën e parë pas rikthimit te Real Madrid

Tani që Zinedine Zidane është emëruar në stolin e Real Madridit francezi ka sjellë përforcimin e parë në kuadër të projektit “Galaktikët II”.

Tashmë është zyrtare. Militao do të luajë në Real Madrid për gjashtë sezonet e ardhshme pasi nënshkroi me “Los Blancos” deri në qershor të vitit 2025, shkruan Goal”
“Real Madrid CF dhe FC Porto kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Eder Militao, i cili do të jetë i lidhur me klubin gjatë gjashtë sezoneve të ardhshme deri më 30 qershor 2025”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit madrilen.

Marrëveshja u arrit pasi që u zgjodhën problemet me pagesën në drejtim të Sao Paulos, e cila kishte në pronësi në pjesë të kontratës së lojtarit.

Mediat raportojnë se 50 milionë euro do të derdhen në arkat e klubit portugez, ndërsa Militao do të bashkohet me klubin e ri gjatë merkatos së verës.