Kosova

Zyrtarë të lartë shtetëror të rajonit dërgojnë urime për Albin Kurtin

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nëpërmjet një deklarate publike, ka thënë se gjatë dy javëve ka pranuar telefonata, mesazhe e letra urimi për rezultatin dhe suksesin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Urimet vijnë duke filluar nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe kryetari i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zeljko Komsiç.

Postimi plotë:

Gjatë dy javëve të fundit pranova shumë telefonata, mesazhe e letra urimi për rezultatin dhe suksesin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 6 tetorit. Nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, Kryetari i Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Željko Komšić, Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu, ish Presidenti i Kroacisë, z. Stjepan Mesić, e shumë të tjerë. Me bashkëpunim të ngushtë me partnerët fqinjë e miq tonë, do të jemi një hap përpara zhvillimit e integrimit tonë. U jam mirënjohës të gjithëve për urimet, përgëzimet dhe gatishmërinë e shprehur për mbështetje.