SPORT

Zyrtare: Real Madrid konfirmon largimin e Sergio Ramos

Real Madrid ka konfirmuar se Sergio Ramos do të largohet nga klubi si lojtar i lirë pas 16 vitesh në klub.

Ramos ishte pjesë e madrilienëve që nga viti 2005, ku u transferua nga Sevilla.

Gjatë kësaj periudhe me Los Blancos, 35 vjeçari zhvilloi 469 ndeshje, duke shënuar 72 gola, dhe duke hyrë në listën e shumë legjendave të klubit.

Ramos fitoi çdo titull të mundshëm skuadrën mbretëorë, duke përfshirë katër Liga të Kampioëve, pesë herë ligën e Spanjës, 2 herë kupën e Spanjës, katër herë Superkupën spanjolle e shumë trofe të tjerë.