SPORT

Zyrtare/ Pezullohen përfundimisht Ligue 1 dhe Ligue 2

Pas Belgjikës dhe Holandës një tjetër shtet i rëndësishëm pezullon përfundimisht kampionatin e futbollit. Bëhet fjalë për Francën, të cilët ditën e sotme njoftuan pezullimin e Ligue 1 dhe Ligue 2.

Situata e krijuar nga pandemia e koronavirus, solli dhe marrjen e këtij vendimi, teksa nuk është vendosur ende për skuadrat që do rrëzohen nga kategoria dhe ato që do të marrin pjesë në Europë.

Pikërisht për këtë do të vendoset muajin e ardhshëm, kur presidentët e klubeve do të mblidhen dhe do të marrin një vendim.