SPORT

Zyrtare: Nuk është Ronaldo, ja cili futbollist u shpall si më i miri në Serie A!

Paulo Dybala e ka mposhtur bashkëlojtarin e tij në Juventusit, Cristiano Ronaldo, në garën për çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në Serie A.

Lesa Serie bëri të ditur se argjentinasi i Juventusit, Paulo Dybala, e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit, çmim ky që Cristiano Ronaldo e kishte fituar në sezonin e tij debutues në Allianz Stadium.

Argjentinasi e fitoi këtë çmim falë paraqitjeve të tij këtë sezon, kur Juventusi e fitoi titullin e kampionit për herë të nëntë radhazi dhe Dybala i shënoi 17 gola, përderisa vlerësohet si forca shtytëse prapa sukseseve të Juventusit këtë sezon.

Cristiano Ronaldo nuk është zgjedhur as për çmimin e sulmuesit më të mirë, të cilin e ka fituar Ciro Immobile në Lazio.

Lista e plotë e fituesve të çmimeve të Serisë A:

Portieri më i mirë: Ëojciech Szczesny (Juventus)

Mbrojtësi më i mirë: Stefan De Vrij (Inter)

Mesfushori më i mirë: Papu Gomez (Atalanta)

Sulmuesi më i mirë: Ciro Immobile (Lazio)

Lojtari më i mirë i ri: Dejan Kulusevski (Juventus, i huazuar në Parma) Lojtari i Vitit: Paulo Dybala (Juventus)

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483