SPORT

ZYRTARE/ Juventus – Inter, luhet pa tifozë!

Ashtu siç edhe pritej. Ndeshja mes Juventusit dhe Interi, e vlefshme për javën e26-të në Serie-A do të luhet pa tifozë.Ka qenë vetë liga italiane e futbollit ajo që ka konfirmuar lajmin.

Edhe pse gjatë ditës së enjte u ndez një spirale që kjo ndeshje të luhej me tifozë të dielën ose qoftë edhe të hënën, për shkak të rrezikut nga Koronavirus është vendosur që ky takim të luhet pa praninë e spektatorëve.

Gjithashtu edhe 4 takime të tjera të javës së 26-të të Serie A që do të luhen në zonat e prekura nga virusi, siç janë Udinese-Fiorentina, Milan-Genoa, Parma-Spal dhe Sassuolo-Brescia, ndërkohë që 5 ndeshjet e tjera të këtij raundi do të luhen me tifozë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.