SPORT

Zyrtare: Jose Mourinho trajner i Tottenhamit

Jose Mourinho është trajner i ri i Tottenham në një kontratë që është e vlefshme deri në përfundim të sezonit 2023.

Ish-trajneri i Manchester United dhe Chelsea zëvendëson argjentinasin Mauricio Pochettino, i cili u shkarkua mbrëmjen e djeshme.

Negociatat ndërmjet Spurs dhe Mourinho, i cili ka qenë i papunë që kur u shkarkua nga United, ishin intensifikuar ditëve të fundit dhe ato janë finalizuar mëngjesin e sotëm.

Në një prononcim të shkurtër, Mourinho tha se ishte i lumtur që po i bashkohet Tottenham, një skuadër e fortë dhe me tifozë pasionantë.

Ndërsa, Daniel Levy tha se Tottenham ka arritur të sigurojë shërbimet e trajnerit më të suksesshëm në botë.

Ndeshja e parë e portugezit në drejtimin e Tottenham do të jetë të shtunën kur luan me West Ham në “London Stadium”.

Pochettino e la Tottenhamin në vendin e 14 në kampionatin anglez duke fituar vetëm 5 ndeshje këtë sezon.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.