Kosova

“Zyra e Haradinjat ndau 3.6 milionë € subvencione, dikujt iu pagua edhe fasada e shtëpisë”

Për të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm për zyrën e kryeministrit, LDK sot ka mbajtur konferencë për media, shkruan Kosova.info

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partisë, Avdullah Hoti tha se zyra e kryeministrit është duke abuzuar me buxhetin e shteti dhe po e keqpërdor atë.

 “Zyra e kryeministrit të Kosovës po abuzon dhe keqpërdor buxhetin e shtetit. Të gjithë të gjeturat bazohen në raportin e auditorit të përgjithshëm. Në buxhetin e zyrës së kryeministrit subvencionet janë dyfishuar në vlerën prej 3.6 milionë”.

Sipas Hotit e gjetura kryesore është ndarja e 815 mijë eurosh pa asnjë procedurë. Ndarja e këtyre mjeteve auditori thotë se janë bërë me shkelje të plotë.

Sipas tij, zyra e kreut të Qeverisë ndau 815 mijë eurosh pa asnjë procedurë. Madje ai ka thënë se ka raste kur personave fizik nga zyra e kryeministrit iu janë ndarë subvencione për blerje të fasadave për shtëpi

“E gjeturat kryesore është ndarja e 815 mijë eurosh pa asnjë procedurë. Ndarja e këtyre mjeteve auditori thotë se janë bërë me plotë shkelje. Shkelja e dytë edhe pasi janë nda këto mjete nuk është nënshkruar kontratë përmes zyrës së kryeministrit dhe Let’s Do It Kosova. Shkelja e tretë ka të bëjë me pagesat. Shkelja e katërt është që koordinatori i Task-Forcës për këtë projekt asnjëherë nuk ka raportuar në Qeveri. Ka probleme dhe me subvencione që i ndan zyra për çështje të komuniteteve që i ndan për zyrën e kryeministrit.Ka raste kur personave fizik nga zyra e kryeministrit iu janë nda subvencione për blerje të fasadave për shtëpi”, ka përfunduar Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.