Kosova

Zvicra heq Kosovën nga lista e karantinës

Zvicra ka hequr Kosovën nga lista e karantinës, kështu kanë bërë të ditur mediat zvicerane.

Shtetet dhe zonat me një rrezik në rritje të infektimit përcaktohen në masat rregulluese Covid-19 në fushën e trafikut ndërkombëtar të udhëtarëve. Kjo listë azhurnohet rregullisht.

Nëse një shtet është në listë, kjo përfshin të gjitha territoret e tij, ishujt dhe territoret përtej detit – edhe nëse ato nuk renditen veçmas. Vendet fqinje të Zvicrës përjashtohen nga ky rregull. Këto nuk rendisin shtete të tëra, por zonat.

Nga 28 shtatori do të largohen nga lista, Kosova dhe San Marino.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.