Bota

Zvicër/ Ky është numri i rasteve të reja me koronavirus?

Zvicra vazhdon të regjistrojë rritje të rasteve ditore me koronavirus.

Në 72 orët e fundit në Zvicër dhe në principatën e vogël fqinje të Lihtenshtajnit, janë raportuar 8737 raste të reja me koronavirus, duke çuar shifrën totale në 83.159, shkruan agjencia Reuters, transmeton Kosova.info.

Numri i të vdekurve është rritur për 14, ndërsa shifra totale ka shkuar në 1837.

Zvicra të dielën ka prezantuar masa më të ashpra për të luftuar valën e dytë të pandemisë, ku është bërë e obligueshme mbajtja e maskave dhe ndalimi i tubimeve në masë.