SPORT

Zumberi, xhevahiri i Kosovës që po gdhendet në Hamburg

Ka bërë bujë së fundi turneu i Grupit 5 të raundit elitar të kualifikimeve për Evropianin 2019 të futbollistëve deri 17 vjeç. 

Turneu është dashur të luhet në Spanjë, por është zhvendosur në Zvicër nga UEFA për fund të marsit, pasi Spanja nuk ka lejuar simbolet e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe buja për arsye politike, shpresohet të përcillet me bujë për rezultate të arritura nga futbollistët e rinj kosovarë. Kosova U-17 në raundin elitar të kualifikimeve do të luajë me Ukrainën, Spanjën e Greqinë, ndërsa kapiteni Valon Zumberi shpreson në sukses tjetër të kësaj gjenerate. 

Kosova U-17 për herë të dytë po paraqitet në kualifikimet për Evropian. Në vitin 2017 nuk ia doli të kalojë raundin kualifikues duke mbetur e fundit në grup. Vjeshtën e kaluar me mbrojtësin Zumberi si kapiten, Kosova U-17 arriti sukses historik duke fituar grupin në raundin kualifikues. Pas humbjes 2:1 nga Skocia, Kosova fitoi 1:0 ndaj Zvicrës me golin e Zumberit dhe 1:0 ndaj Qipros për të dalë e para në grup, dhe kështu siguroi paraqitjen në raundin elitar. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483