Bota

Zotohen qindra miliona euro për rindërtimin e katedrales Notre Dame

Pas një zjarri masiv që shkatërroi pjesërisht katedralen e Parisit Notre Dame, qindra miliona euro janë premtuar për të ndihmuar në rindërtimin e saj.

Zjarrfikësit arritën të shpëtonin strukturën kryesore të monumentit mesjetar në Parisin qendror, duke përfshirë dy kulla zile.

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të rindërtojë katedralen.

Kompani dhe përfaqësues biznesi premtuan rreth 600 milionë euro deri më tani për rindërtimin e saj.

Mesazhet e simpatisë dhe mbështetjes për rindërtimin janë bërë nga e gjithë bota. Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së të bëhen bashkë për të ndihmuar rindërtimin e saj.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, shprehu ngushëllimet gjatë një telefonate me presidentin Macron dhe ofroi ndihmën e ShBA-së në rindërtimin e katedrales.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, por zyrtarët kanë sugjeruar se kjo mund të lidhet me punët rreth rinovimit që ndodhën në katedrale.

Prokurori publik i Parisit Remy Heitz tha se 50 hetues janë caktuar për të punuar në atë që beson të jetë një hetim “i gjatë” dhe “kompleks”.