SPORT

Zotimi i kandidatit për president të Barcelonës: Do t’i blejmë tri superyje

Kandidati për president të Barcelonës, Toni Freixa, ka zbuluar se fushata e tij zgjedhore ka arritur marrëveshje me një investitor për të një kontribut prej 250 milionë eurove, të cilat do të përdoreshin për të sjellë lojtar të rinj në klub.

Në fakt, Freixa madje e pranoi në cilat reparte do ta përforcojë skuadrën, nëse i fiton zgjedhjet e 7 marsit.

“Në jemi duke punuar tash e një kohë dhe mund të themi se e kemi arritur një marrëveshje me një investitor, i cili do të kontribuojë me 250 milionë euro në Barcelonë”, tha Freixa për RAC1.

“Në sezonin 2021/22 ne do t’i sjellim tri superyje: dy në sulm dhe një në mbrojtje”, këmbënguli ai.

I pyetur nëse trajneri Ronald Koeman do të pajtohej me këto tri blerje, 52-vjeçari ishte i qartë.

“Është e pamundur që Koeman të mos i pëlqej ata. Ata janë lojtarë të veçantë”, theksoi ai.

“Koeman do të jetë trajner i Barçës deri në përfundim të kontratës së tij (30 qershor 2022), pa dyshim. T’i japësh stabilitet trajnerit dhe ekipit shpaguhet gjithmonë”, shtoi ai.