Kuriozitet

Zonja dhe zoti Foster, çifti i të moshuarve që janë kujdesur për 186 fëmijë(FOTO)

William dhe Jean Foster, 82 dhe 74 vjeç, nga Burton-on-Trent, Staffs, janë martuar në 1982 dhe kanë kaluar 34 vitet e fundit të jetës së tyre duke u përkushtuar në mënyrë deri në vetëmohim për të ushqyer fëmijë të braktisur dhe të uritur.

Çifti ka marrë në numër të fëmijëve prej ditësh, muajsh, apo edhe vite madje kanë adoptuar një vajzë të vogël, e cila tani është në të 30-at me katër fëmijë të saj.

Dhe për më tepër, edhe pse William është në të 80-tat, dyshja po vazhdojnë të marrin fëmijë dhe aktualisht po edukojnë dy bebe, të moshës 10 dhe 15 muaj.

Zhan tha: ‘Nuk është e lehtë dhe ndonjëherë ke raste jashtëzakonisht të vështira, por ne i duam ata’.

‘Ne mbajmë kontakte me fëmijët që kemi ushqyer e ndihmuar, ata shpesh na vizitojnë, dhe kemi pasur shumë fëmijë që janë birësuar pas nesh duke i ndihmuar ata dhe kemi parë më pas se jeta e tyre është duke shkuar në mënyrë të mrekullueshme. Ndjenja që provojmë kur i shohim ata se janë mirë është më e bukura në botë. Ne kënaqemi plotësisht nga ajo që po bëjmë, i duam fëmijët dhe shpërblimi ynë vjen kur ata të vijnë përsëri dhe kjo gjë na lë jo pak të buzëeshur.’

‘Pushimet janë gjithmonë shumë të zhurmshme dhe dita e Krishtlindjes është gjithmonë shumë e mbushur me njerëz dhe ushqime; ne zakonisht i marrim me radhë dhe kemi një mori darkash njëra pas tjetrës.’

Çifti, të cilët kanë 9 fëmijë të tyret, përfshirë që ata vetë i birësuan, gjithashtu kanë më shumë se 15 nipër e mbesa.

Will shtoi: “Pjesa ime e preferuar për të gjitha këto është se më pëlqen shumë, mendoj se i dua të gjithë. Problemi i vetëm është kur ata largohen pasi ne jemi mësuar duke qëndruar përherë nën shoqërinë e shumë fëmijëve dhe duke organizuar vazhdimisht darka e dreka të mëdha ndaj edhe është e vështirë ndarja prej tyre’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.