Kosova

Zogaj ironizon me fushatën e VV-së kundër mediave: Të na bëjnë një listë se kë duhet ta lexojmë

Analisti Petrit Zogaj ka ironizuar me fushatën e Lëvzijes Vetëvendosje të bërë kundër mediave.

Zogaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se VV-ja do të ishte mirë që përmes një liste, t’iu tregojë qytetarëve se cilat media duhet shikuar e lexuar.

“Eshte e udhes qe LV permes nje liste, te na thote se cilat media duhet shikuar e lexuar. Ndoshta, mundet me shku edhe me tej ne klasifikimin e tyre, psh, me na thene se cilat emisione me specifikisht duhet shikuar e cilet artikuj duhen lexuar. Po ashtu, kur ndonjera prej ketyre mediave del nga kursi i duhur, te cilin LV e percakton gjithsesi, te na thote qe te largojme nga lista median e degjeneruar. Me nje fjale, na e lehtesoni punen edhe neve”, ka shkruar Zogaj.

Ndaj kësaj fushate të VV-së, kareaguar edhe Federata Evropiane e Gazetarëve, të cilët i kanë bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të ndal fushatën kundër gazetarëve në Kosovë.