Kosova

Zogaj: Dhuna ndaj Teuta Rrustes dhe PSD-së ia “vlejti”

Analisti politik, Petrit Zogaj ka supozuar se si do të dukej arsyetimi i zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kur do ta anulojë marrëveshjen për tiketa ngjitëse në automjete.

Zogaj shkroi në Facebook se Durmishi do të thoshte se e kishin bindur disa dokumente shtesë se ai vendim ishte gabim.

“Mas disa dite kur te del prape Durmishi me anulimim e pezullimit edhe thote, “pasi i pashe disa dokumente shtese, e kuptova qe pezullimi ishte gabim””, ka shkruar Zogaj.

Ai tha se dhuna ndaj anëtares së PSD-së, Tetutë Rrusta ia ka “vlejtë”, pasi qytetarët nuk do të zhvaten me nga 5 euro.

“Megjithate, dhuna ndaj Teuta Rrustes dhe PSD ia “vlejti” sepse njerezit s’do te zhvaten me 5 euro, te pakten perkohesisht”, shkroi Zogaj.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se ka marrë vendim që ta pezullojë marrëveshjen për tiketa ngjitëse në automjete, deri në marrjen e një vendimi tjetër përfundimtar për këtë çështje.

Ai ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik ka gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën.