Pas mbledhjes së kryesisë së sindikatës së Zjarrfikësve, u tha se nga kjo pritje për plotësimin e kërkesave nuk u realizua asgjë, përveç se në mbledhjen e Qeverisë është themeluar një komision ndërqeveritarë, ku thuhet se komisioni formohet për rregullimin e Statusit të Zjarrfiksëve në Republikën e Kosovës dhe as që u diskutua për gjendjen e rënd dhe alarmante, për kushtet e vështira të punës, për shkeljet e të drejtave të zjarrfikësve, mos implementimi i kontratës së punës, diskriminimet, denigrimet, mos zbatushmëria e ligjeve në fuqi, mos përkujdesja institucionale dhe mosdefinimin e kompetencave menaxhuese, mos planifikimi buxhetor, karshi këtij shërbimi emergjent.

“Kemi pritë qe Qeveria do të ndan mjete dhe urgjentisht të reagoj në plotësimin e kërkesave për të cilat presim me dekada.

Ne e përkrahim formimin e komisionit, por konstatojmë se nuk është problemi tek stausi i pa zgjedhur siç aludohët, se me rregullimin e statusit do të zgjidhen problemet e zjarrfikësve, stausi i pa definuar mund të themi nuk është problemi që ne diskrimnohemi në forma të ndryshme dhe që nuk u plotësuan kërkesat tona që nga pas lufta. Kjo gjendje e krijuar është si pasojë e mos implementimit të ligjeve, mos implementimit të vendimit të Qeverisë, dt.02.05.2013, për transferimin e njësive të Zjarrfikjes nga niveli lokal në nivelin qendror, duke përfshirë ndryshime buxhetore, mos implementimi i udhëzimit administartiv Nr. 21/2012 për transferin e njësive të zjarrfiksëve nga komunat në AME/MPB, kjo për shkak se ligji për financa lokale nuk e lejon bartjen e mjeteve buxhetore nga niveli lokal në nivelin qendro r dhe në të gjitha takimet që kemi pas me institucionet çdoherë kemi marrë ketë përgjigje dhe që nga viti 2013 është diskutuar se ligji duhet të shkoj në plotësim ndryshim që të rregullohet çështja e buxhetit dhe të definohen edhe kompetencat dhe dualizmi që është krijuar në mes të nivelit lokal dhe qendror, pasi që mos bartja e buxhetit ka rezultuar që pagat t’i marrim nga komunat edhe pse me ligj jemi staf i MPB/AME edhe aktëmerimet i kemi nga AME si punëdhënës”, thuhet në komunikatën e sindikatës.

Sindikata edhe një herë ka apeluar te Qeveria, Ministria e Financave, MPB dhe MAP që urgjentisht të shqyrtojnë këtë gjendje të krijuar dhe të ndryshojnë qasje.