Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Zjarrfikësit në Kosovë kërkojnë kushte më të mira të punës

Zjarrfikësit e Kosovës protestuan më 30 nëntor para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar nga ekzekutivi që të përmirësojë kushtet e tyre të punës, të cilat i cilësuan si “të rënda”.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, tha se punonjësit e këtij institucioni përballen me shumë probleme.

Ai kërkoi që Qeveria e Kosovës t’i takojë përfaqësuesit e zjarrfikësve në mënyrë që të diskutohet për kërkesat e tyre.

“Zjarrfikësit e Kosovës ballafaqohen me një mori problemesh të padefinuara, pa buxhet të planifikuar dhe pa pajisje, edhe personale, edhe kolektive, numër të vogël të zjarrfikëseve që ndikon në aftësitë tona, mosha mesatare e kështu me radhë. Zjarrfikësit nuk e kanë vendin në protestë. Zjarrfikësit janë themeluar për shpëtimin e jetës së njerëzve dhe të mirave materiale”, tha Beka, duke shtuar se pakënaqësitë e zjarrfikësve janë të akumuluara ndër vite.

Ai tha se kërkesat e tyre janë që të sigurohet një buxhet emergjent shtesë, pasi tha se sipas ligjeve në fuqi, buxheti i zjarrfikësve u ka mbetur në kompetencë komunave. Zjarrfikësit, sipas tij, kërkojnë që të shqyrtohet vendimi për largimin e rrezikshmërisë në punë, dhe të nisë kompensimi i rrezikshmërisë nga shkurti, në mënyrë retroaktive.

Ndër kërkesat e tjera të zjarrfikësve janë edhe pagesa e orëve jashtë orarit për vitin 2022 – pasi sipas Bekës, ato nuk janë paguar – por, edhe të vitit 2023.

“Disa komuna kanë filluar t’i kompensojnë dhe disa jo”, tha Beka.

Zjarrfikësit, po ashtu, kërkuan pajisje mbrojtëse dhe që ata të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme.

Në Kosovë janë rreth 800 zjarrfikës.

Në bazë të rregullores për strukturën organizative të njësive profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, për çdo 1.500 banorë nevojitet së paku një zjarrfikës.

Në bazë të kësaj llogaritjeje, Kosova duhet të ketë rreth 1.200 zjarrfikës.

Zjarrfikësit nuk kanë sigurime shëndetësore dhe paga e tyre bazë është 520 euro.

Go to TOP