Kosova

Zjarret shkatërruese në Itali, kryeministri nënshkruan dekretin për mobilizim kombëtar

Situata e rënduar me zjarret në ditët e fundit në Siçili ka detyruar kryeministrin Mario Draghi të nënshkruajë një dekret për mobilizimin kombëtar të sistemit të mbrojtjes civile.

Ky departament tashmë ka nisur nga puna për të koordinuar dërgimi e vullnetarëve apo ekipeve lokale të ndihmës në zonat më problematike me flakët e zjarrit.

Tashmë drejt Siçilisë janë nisur skuadra të përgatitura për fikjen e zjarreve nga Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte, Veneto, Trento e Bolzano.

Siçilia po digjet prej disa ditësh nga dhjetëra vatra zjarresh për shkak edhe të temperaturave të larta që kanë arritur deri në 40 gradë si dhe erës që favorizon flakët.