Kombëtare

Zjarr në Spitalin e Durrësit, panik dhe probleme asfiksie për disa pacientë

Një zjarr ka rënë në orët e para të mesnatës në Spitalin e Durrësit. Zjarri u shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Raportohet se disa pacientë kanë pasur probleme me asfiksinë. Zjarri i rënë në Spitalin e Durrësit shkaktoi panik te familjarët e pacientëve.

Pacientët janë sistemuar kryesisht në pavionet e Kirurgjisë, Reanimacionit dhe Infektivit të spitalit, ndërsa për shkak të hetimit policia ka bllokuar godinën 4-katëshe ku njëri krah i se cilës është dëmtuar dhe aktualisht ka mungesë të energjisë elektrike, ndërsa krahu tjetër është funksional. /tch/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.