Kombëtare

Zjarr në pyjet e fshatrave të Suharekës

Pyjet në disa fshatra të Komunës së Suharekës janë përfshirë nga zjarret.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook.

“Në Mushtisht, Budakovë dhe Semetisht ka zjarre aktive të cilat po shkaktojnë dëme kolosale. Apeloj tek të gjitha organet përgjegjëse e poashtu edhe tek qytetarët që të kenë kujdes”, ka shkruar Muharremaj. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.