Bota

Zjarr në katedralen “Notre Dame” në Paris

Një zjarr i madh përfshiu katedralen e famshme Notre-Dame në Paris.

Si pasojë e zjarrit të madh ka rënë totalisht çatia e katedrales “Notre Dame” në Paris të Francës.

Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë, por zyrtarët thanë se mund të lidhet me punët e rinovimit.

Fotograftë në mediat sociale tregojnë shtëllunga tymi mbi ndërtesën gotike 850-vjeçare.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se është tejet i pikëlluar për djegien e “Notre Damet”.

“Jam i pikëlluar të shoh sonte se si një pjesë e gjithë neve po digjet”, ka shkruar ai në Twitter.

Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, e përshkroi atë si “zjarr të tmerrshëm”.

Katedralen e vizitojnë çdo vit mbi 30 milionë njerëz.

Vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë bëri thirrje urgjente për fonde, për ta rinovuar atë.

Një operacion për shuarjen e zjarrit është në vazhdim e sipër.