SPORT

Zidane po kërkohet nga klubi i madh italian

Sipas të gjitha gjasave, Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i Juventusit nga edicioni i ardhshëm, ndërsa raportet nga Italia thonë që vendin e tij pritet ta zërë trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Francezi luajti për “Zonjën e Vjetër” nga 1996 deri më 2001, para se të transferohej te “Los Blancos”, ku luajti deri në pensionimin e tij në vitin 2006.

Kur u pyet për të ardhmen e tij pas përfundimit të edicionit, Zidane nuk pranoi të komentonte asgjë.

Gazzetta dello Sport raporton se Pirlo do t’i ketë tri ndeshjet e fundit me Juventusin dhe më pas ai do të largohet nga “Allianz Stadium”. /Gazeta Express/