SPORT

Zidane llogarit në James Rodriguezin

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka konfirmuar se futbollisti ofensiv kolumbian James Rodriguez është në planet e tij dhe nuk e ka ndërmend ta lirojë.

James ka dështuar të depërtojë në skuadrën e parë të Real Madridit gjatë periudhës së parë të Zidanet si kryetrajner dhe ai ishte huazuar te Bayern Muencheni për dy stinorët e fundit, transmeton Koha Ditore.

Bayerni nuk e ka shfrytëzuar opsionin për të transferuar Rodriguezin. James Rodriguez ishte kërkuar nga Napoli këtë stinor, por Reali ka vendosur të mos e shes 28-vjeçarin.

“Ai është në gjendje të mirë fizike dhe jam i lumtur që është në skuadër. Jam i lumtur me lojtarët e mi dhe përqendrimi është te ndeshja e parë e stinorit”, ka thënë Zidane në konferencën për media të premten, ndërsa ka refuzuar të thellohet në komente për transferimin eventual të Paul Pogbas apo Neymarit.