SPORT

Zidane e do Camavinga-n me çdo kusht

Real Madrid nuk dorëzohet për talentin Rennes,  Eduardo Camavinga.

Madrilenët kërkojnë të përshpejtojnë tratativat për të mposhtur konkurencën rreth futbollistit.

Drejtuesit e klubit spanjoll për të bindur francezët të lënë të lirë futbollistin i kanë paraqitur në tryezën e bisedimeve ofertën prej 60 milionë eurosh.

Në rast se palët arrijnë marrëveshjen, pagesa do të kryhet në formën e 50 milionë eurove cash dhe 10 milionë euro bonuse.

Por klubi nga Roazhon Park e ka bërë të qartë se 17-vjeçari do të largohet vetëm për shumën e 75 milionë eurove. /Gazeta Express/