SPORT

Zidane: Barazimi ndaj Barcelonës, i pamjaftueshëm për Real Madridin

Zinedine Zidane ka thënë se barazimi pa gola mes Real Madridit dhe Barcelonës të mërkurën në El Clasico, nuk ishte mjaftueshëm i mirë për skuadrën e tij, edhe pse francezi ka mbetur i mahnitur me lojtarët e vet.

Barcelona mbetet lidere e La Ligës, por me pikë të barabarta me Real Madridin, që nënkupton se gara për titull mbetet tejet e ngushtë dhe facinuese, raporton Gazeta Express.

Klubi katalonas është lider falë goldallimit më të mirë se madrilenët dhe këto dy ekipe prijnë me nga gjashtë pikë më shumë se përcjellësit e parë.

Hera e fundit që Barça dhe Reali luajtën baras pa gola në La Liga ishte 23 nëntori i vitit 2002 në Camp Nou.

Më së afërmi shënimit në këtë takim ishte Gareth Bale, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje. Asistuesi i tij, Ferland Mendy, u gjykua të ishte në pozitë jashtë loje para se pasonte te uellsiani.

Skuadra e Zinedine Zidane e dominoi kundërshtarin në pjesën e parë, por dështoi të shënojë përkundër rasteve të shpeshta.

“Rezultati nuk është mjaftueshëm i mirë për mua. Kemi mundur të bëjmë më shumë, por kështu e ka futbolli”, tha Zidane pas ndeshjes.

“Kur ke shanse, duhet t’i shënosh, pikërisht kjo po na mungon në raste të caktuara”, shtoi ai.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483