Kosova

Ziadin Sela e uron Kurtin: Me fitoren e LVV kthehet shpresa

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut Ziadin Sela i ka uruar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Ai tha se me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata.

“Fitorja e thellë e Vetëvendosjes dëshmoi forcën e sovranit për ta bërë ndryshimin, drejt mirëqenies së qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të shtetit ligjor.

Me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata!

Kjo fuqi politike padyshim që bart mbi vete edhe peshën e përgjegjësisë për të ardhmen e Kosovës. 

Urime Albin Kurti, urime Vjosa R. Osmani! Gëzuar Shqiptar të Kosovës  për përcaktimin dhe zgjedhjen e Juaj!”, tha ai.