Zhvillohet gara e parë ndërkombëtare për fëmijë FIS CHI Dardania Cup

Liza Xhambazi ka arritur të fitojë vendin e parë në grupmoshën U14, ndërsa Klara Sefaj ka triumfuar në grupmoshën U16, ka shpallur Federata Skitare e Kosovës. 

Kjo pasi është zhvilluar gara e parë ndërkombëtare për fëmijë FIS CHI Dardania Cup për vitin 2024 në disiplinën e Sllallomit të Madh (GS), ku pjesëmarrës ishin 27 garues nga 4 vende në dy grupmosha, U14 & U16.

“Sonte duke filluar nga ora 19:00 mbahet takimi i Këshillit Organizativ për garën e dytë ndërkombëtare në disiplinën e Sllallomit (SL)”, ka njoftuar FSK.

Go to TOP