Kosova

Zhvillimet e fundit nga Bërnjaku, zhvendoset baza e protestuesve serbë 2.5 kilometra larg kufirit

Protestuesit serbë janë duke qëndruar para bllokadës në urën Ujmanit, 2.5 kilometra larg pikës kufitare në Bërnjak.

Ata tani janë larguar nga vendi afër një lokali serb ku kanë qëndruar duke bllokuar rrugën për të gjashtën ditë me mjete të rënda, kjo si shenjë kundër reciprocitetit të targave.

Aktualisht gjendja është e qetë.