Kombëtare

Zhur, pronari i një lokali me dy punëtorë rrahin një person, ky ia djeg garazhin – arrestohen të gjithë

Në fshatin Zhur të Prizrenit, dje në orët e para pas mesnatës, janë arrestuar katër persona.

Kjo pasi njëri nga ta, i dyshuari shqiptar i Kosovës, pasi që është rrahur nga pronari i lokalit dhe dy punëtorët e tij të dyshuar shqiptarë të Kosovës, i njëjti i ka vënë zjarrin garazhit të pronarit të lokalit.

Si pasojë e zjarrit, janë djegur një veturë, një motoçikletë dhe disa gjësende tjera.

Policia bën me dije se katër të dyshuarit janë arrestuar, ku i dyshuari i rrahur ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.